Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kritikuar qeverisjen Kurti lidhur me projektet e gazit dhe asaj që ishte për termocentralin Kosova C.
Haradinaj në një postim në Facebook shkruan se e shanë dhe fyen pse dëshiroi që Kosova C të prodhonte rrymë me çmim prej 83€, ndërsa sipas tij, pushteti aktual bleu rrymë në vitin 2022 me çmim mesatar prej 268.82€ dhe në vitin 2023 prej 129€.
E anuluan projektin Amerikan të gazit. E detyruan Kompaninë Amerikane të tërhiqej nga Kosova C sepse iu duk çmimi prej 80€ tepër i lartë. U mbështetën tek mafia energjetike e rajonit që dihet se nga kush udhëhiqet dhe paguan veç për dy vjet (2022 dhe 2023), hiç më pak se 365,706,835.9€ para të Kosovës.
Këto janë të dhëna nga raporti i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë Elektrike të Kosovës, për vitin 2023.
Më shanë e më fyen sepse desha që Kosova C të prodhonte rrymë me çmim prej 83€. E morën pushtetin dhe blen rrymë në vitin 2022 me çmim mesatar prej 268.82€ dhe në vitin 2023 prej 129€. I shërbyen jo shtetit të Kosovës dhe popullit të saj, por mafisë energjetike.
Krenohej nga foltorja e Parlamentit “se ka ç’montuar Contour Globalin”, po del se ka dashtë ta ç’montojë popullin e vet.