Haradinaj: Nëse s’ka vullnet për zhbllokim, të shkojmë sa më shpejt në zgjedhje

nga Xh M

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka deklaruar se partia e tij nuk është shkaktare për mundësinë e zgjedhjeve të reja, por ka theksuar se nuk do të pranojnë që vendi të mbetet i bllokuar pafundësisht.

“AAK nuk është shkaktarë për shkuarjen në zgjedhje, por nuk jemi dakord që vendi të vonohet pa kufi. Nëse s’ka vullnet për të ecur përpara, më mirë të shkojmë sa më shpejt në zgjedhje”, ka deklaruar Haradinaj në Debat Plus.

Ai u shpreh i bindur se partia e tij do të dalë më e fortë nëse mbahen zgjedhjet e reja, edhe nëse garojnë pa koalicion me Nismën Socialdemokrate.

“Nuk e kemi shqetësim situatën tonë. Nëse nuk shkojmë në koalicion, na rritet mundësia të mbledhim votën tonë dhe të identifikohemi më qartë. Presim rezultat më të mirë se në zgjedhjet e fundit”, ka theksuar ai.

Sa i përket komunikimit politik, Haradinaj kritikoi mungesën e dialogut të drejtpërdrejtë midis partive.

“Sot nuk ka komunikim të mirëfilltë. Dikush të dërgon një letër, sikur të ishim Kina me dikë. Ne jemi Kosovë. Mendoj që LDK-ja nuk humb asgjë nëse komunikon më shumë me PDK-në, sepse jemi opozitë”, ka shtuar kreu i AAK-së.

Ai ka theksuar se AAK-ja mbetet e hapur për bashkëpunim me partitë opozitare, por përjashtoi çdo mundësi për krijimin e urave me Lëvizjen Vetëvendosje.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More