Haradinaj pret këshilltarin e Sorensenit, flasin për ngërçin: AAK do të japë kontribut për tejkalimin e situatës

nga D. V.

Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka takuar këshilltarin politik të emisarit të posaçëm të BE’së për dialogun Kosovë- Serbi, Thomas Busch.

Me të kanë biseduar për bllokadën institucionale në vend.

“Në takim me z. Thomas Busch, Këshilltar Kryesor Politik i Përfaqësuesit Special të BE-së për Dialogun, biseduam për bllokadën institucionale në vend dhe zhvillimet politike në Kosovë e rajon. Shpreha përkushtimin e Aleancës për të dhënë kontribut aktiv në tejkalimin e kësaj situate dhe rikthimin e vendit drejt kursit euro-atlantik. Po ashtu, diskutuam për sfidat dhe perspektivën e integrimit evropian të Kosovës, duke vlerësuar rolin e BE-së në këtë proces strategjik.”

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More