Haradinaj : Sfida e radhës, zgjedhja e nënkryetarëve

nga D. V.

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se e votoi Dimal Bashën për kryeparlamentar meqë vetë Vetëvendosje e konsideroi si emër serioz për pozitën që tashmë u ngarkua, raporton Ekonjomia Online.

Megjithatë Haradinaj ngriti shqetësim edhe për një sfidë tjetër, atë të nënkryetarëve.

”I pyeta, a e keni seriozisht më thanë po, e votova dhe ju uroj suksese”.

Ky është realiteti i Kosovës dhe deri në pafundësi s’mund ta lëmë kështu. Ta shohim tash sfidën e radhës me nënkryetarë. Edhe aty e shoh një problem që s’do të kalojë lehtë”.

Njëherë do jenë nënkryetarët e partive shqiptare, pastaj nënkryetari i komunitetit serb, i cili nuk e di se si do të jetë situata e numrit të votave. Ne i kemi dhënë një shans, dhe duhet me i dhënë mundësi që ai me dëshmu seriozitetin e tij”, tha Haradinaj.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More