Haradinaj takon Sekretarin e Jashtëm Britanik: Mbretëria e Bashkuar ka dhënë shumë për Kosovën

nga D. V.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, është takuar me Sekretarin e Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy, i cili po qëndron për vizitë në Kosovë.

Haradinaj e ka cilësuar këtë takim si një mundësi për të thelluar më tej marrëdhëniet e shkëlqyera mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, duke vënë theksin në mbështetjen e vazhdueshme që Londra i ka dhënë Kosovës në të gjitha etapat e saj.

“Kënaqësi e madhe takimi me Sekretarin e Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, z. David Lammy. Mbretëria e Bashkuar ka qenë dhe mbetet një nga mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës. Kjo vizitë e nivelit të lartë rikonfirmon këtë përkrahje, në një kohë kur si Kosova, ashtu edhe bota, po përballen me sfida të mëdha,” ka shkruar Haradinaj.

Ai gjithashtu ka kujtuar vizitën e tij të fundit në Londër, ku zhvilloi takime përmbajtësore me zyrtarë të Zyrës së Jashtme, të Commonwealth-it dhe të Zhvillimit (FCDO), duke theksuar se marrëdhëniet mes dy vendeve po forcohen në të gjitha nivelet.

“Mbretëria e Bashkuar ka dhënë shumë për Kosovën dhe ne do t’i jemi gjithmonë mirënjohës për këtë,” ka përfunduar Haradinaj.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More