Haradinaj uron Trumpin: Nën udhëheqjen e tij themeluam Ushtrinë e Kosovës

nga D V

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka uruar kandidatin republikan Donald Trump, i cili është duke prirë me vota në zgjedhjet për president në SHBA.

Haradinaj, thotë se nën udhëheqjen e Trumpit, Kosova kishte krijuar Ushtrinë.

“Urime popullit amerikan për një proces zgjedhor që pasqyron vlerat e demokracisë dhe fuqinë e vullnetit të lirë të qytetarëve të tij. Një urim i veçantë për Presidentin Donald Trump për zgjedhjen e tij. Nën udhëheqjen e President Trump kemi krijuar Ushtrinë e Kosovës, jam i bindur se, nën drejtimin e tij, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të qëndrojnë si aleati ynë më i fortë dhe i palëkundur”, ka pohuar ai.

Tutje, ai ka shtuar se “në këtë rrugëtim për konsolidimin e shtetit dhe synimin tonë afatshkurtër drejt anëtarësimit direkt në NATO, mbështetja e SHBA-së mbetet kyçe”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More