Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka vizituar familjen e heroit Afrimi Bunjaku, në një vjetorin e vrasjes së tij.
Haradinaj ka pohuar se Bunjaku ka rënë heroikisht në mbrojtje të paqe, sigurisë dhe jetës së qytetarëve të Kosovës, transmeton Telegrafi.
“Me këtë rast, bashkëshortes së tij, Lumnijes, vajzës Arbenitës, djemve Jetlumit e Fatlumit dhe gjithë familjes Bunjaku, u shpreha respektin e përjetshëm për sakrificën e Afrimit, që është një nder i përhershëm për Kosovën dhe të gjithë qytetarët e saj”, tha ai.
Tutje, ai ka shtuar se Kosova dhe qytetarët e saj do ta kujtojnë përgjithmonë me respekt dhe përulje heroin Afrim Bunjaku.