Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani priti në një takim Yōhei Sasakawa, kryetar i fondacionit “Nippon” në Japoni dhe njëherësh President Nderi i Fondacionit të Paqes Sasakawa, i cili ndodhet në vizitën e tij të parë në Shqipëri.
Gjatë takimit u vlerësuan marrëdhëniet e konsoliduara dhe në rritje mes Shqipërisë dhe Japonisë, ndërsa u theksuan iniciativat me impakt social që fondacioni “Nippon” mund të mbështesë në të ardhmen në vendin tonë.
Ministri Hasani u shpreh i hapur për të eksploruar mundësi të reja të bashkëpunimit në fusha të ndryshme si siguria njerëzore, përfshirja sociale, arsimi, shëndetësia etj.
“Kjo duke bashkërenduar prioritetet tona kombëtare me vizionin e këtij fondacioni të mirënjohur ndërkombëtar”, shtoi ai.