Hasani: Evakuohen edhe katër qytetarë të tjerë nga Izraeli

nga D. V.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani bëri të ditur sot se 4 qytetarë të tjerë shqiptarë që ndodheshin në Izrael për arsye profesionale dhe familjare janë evakuuar me sukses nga Izraeli.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hasani informoi se dy prej tyre janë larguar përmes Jordanisë dhe dy përmes Egjiptit.

Hasani falënderoi autoritetet izraelite, jordaneze, egjiptiane dhe ambasadën austriake në Tel Aviv për koordinimin e ngushtë me ambasadat shqiptare në Tel Aviv dhe Kajro.

Ai siguroi se MEPJ vijon të ndjekë me përparësi çdo rast të qytetarëve shqiptarë të prekur, të cilët kërkojnë asistencë nga institucionet tona.

Pesë shqiptarët e parë u evakuuan nga Izraeli në 18 qershor, mes konfliktit në rritje midis Izraelit dhe Iranit me sulme të ndërsjella me raketa.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More