Hasani në Athinë: Vendet tona ndajnë histori të pasur me lidhje të thella kulturore

nga D. V.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani mori pjesë në një pritje të organizuar në ambasadën shqiptare në  Athinë me përfaqësues të trupit diplomatik, institucioneve greke, medias dhe anëtarëve të komunitetit shqiptar në Greqi.

Hasani u shpreh se, Shqipëria dhe Greqia ndajnë një histori të pasur me lidhje të thella kulturore, ekonomike, sociale e njerëzore që shtrihen ndër shekuj.

“Dy vendet tona ndajnë një histori të pasur me lidhje të thella kulturore, ekonomike, sociale e njerëzore që shtrihen ndër shekuj. Ndërsa partneriteti ynë është një shembull i mirë se si bashkëpunimi mund të kontribuojë në stabilitetin dhe qëndrueshmërinë e rajonit e më gjerë”, shkroi Hasani në një postim në rrjetet sociale.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani zhvilloi një vizitë zyrtare në Athinë, ku u prit nga ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, George Gerapetritis, dhe nga Presidenti i Republikës Helenike, Constantinos Tassoulas.

Vizita shënoi një moment të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, duke riafirmuar angazhimin për një partneritet të qëndrueshëm, të bazuar në respekt të ndërsjellë, afërsi strategjike dhe vizion të përbashkët për një Evropë të bashkuar dhe funksionale.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More