Hasani: Shqipëria do që Ballkani Perëndimor të rrugëtojë si një i tërë drejt BE

nga D. V.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani  tha sot se “Shqipëria do që Ballkani Perëndimor të rrugëtojë si një i tërë drejt Bashkimit Evropian”.

Ministri Hasani zhvilloi një takim me të Dërguarin e Posaçëm të Ministrisë së Jashtme Sllovene për Ballkanin Perëndimor, Anžej Frangeš.

Në këtë takim Hasani cilësoi se “është në interesin e të gjithëve ta shohim Ballkanin Perëndimor si pjesë integrale të BE-së”.

Në anën tjetër, shtoi Hasani në një postim në rrjetet sociale, “inkurajuam bashkërisht eksplorimin e rrugëve të reja që sjellin bashkëpunim më të zgjeruar mes dy vendeve tona në nisma rajonale dhe fusha me potencial të lartë”.

 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More