Hasani: Të gjitha partitë përgjegjëse për bllokimin e konstituimit të Kuvendit

nga D. V.

Deputeti i PDK-së, Nait Hasani, para nisjes së seancës konstituive të legjislaturës së 43-të, tha se përgjegjësia për moskonstituimin e Kuvendit bie mbi të gjitha partitë politike, raporton Ekonomia Online.

Sipas tij, mungon gatishmëria për të marrë hapin drejt një zgjidhjeje, ndërsa theksoi se partia fituese ka përgjegjësinë më të madhe.

“Asnjë s’është i gatshëm me marrë iniciativën për të bërë zgjidhje,” tha Hasani, duke shtuar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese është në pritje të zbatimit.

“Gjykata Kushtetuese ka pru një vendim, dhe jemi duke pritur a do të ketë ndryshime apo jo. Krejt është përgjegjësi e kryetarëve të partive politike për me gjet zgjidhjen, partia e parë ka përgjegjësinë më të madhe, partitë e tjera po ashtu në nivelin e përqindjes. Asnjë s’është i gatshëm me marr iniciativën me bë zgjidhje”, tha Hasani.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More