Haxhiu: Kurti ia shtron tepihun e kuq kryeministrit maqedonas, që përndjekë dhe arreston ish-luftëtarët e UÇK-së

nga D V

Prishtinë, 18 nëntor – Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Bekim Haxhiu, ka thënë se kryeministri Albin Kurti ia shtron tepihun e kuq kryeministrit maqedonas, që në vazhdimësi i përndjekë dhe arreston ish-luftëtarët e UÇK-së në Maqedoninë e Veriut.

Ndërsa thotë se e përçmon kryeministrin e Shqipërisë duke anashkaluar mbajtjen e mbledhjes tradicionale mes dy qeverive shqiptare.

“Kryeministri Kurti ia shtron tepihun e kuq kryeministrit maqedon që në vazhdimësi i përndjekë dhe arreston ish-luftëtarët e UÇK-së në Maqedoninë e Veriut. Në anën tjetër e përçmon kryeministrin e Shqipërisë duke anashkaluar mbajtjen e mbledhjes tradicionale mes dy qeverive shqiptare. Marri, hipokrizi, tradhëti!”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More