Haxhiu në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara: Na rikujton se një shoqëri e drejtë ndërtohet mbi dinjitetet

nga D. V.

Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara ka thënë se gjatë këtyre viteve është dëshmuar përkushtimin për të forcuar politikat gjithpërfshirëse.

“Sot shënojmë Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, një ditë që na rikujton se një shoqëri e drejtë ndërtohet mbi dinjitetin, respektin dhe mundësitë e barabarta për të gjithë, pa përjashtim. Gjatë këtyre viteve kemi dëshmuar përkushtim të për të forcuar politikat gjithëpërfshirëse, për të hequr barrierat sociale dhe për të investuar në shërbime cilësore që i japin çdo personi me aftësi të kufizuara hapësirën të jetojë me dinjitet dhe të kontribuojë plotësisht. Ky angazhim nuk është thjesht një detyrim ligjor por një parim mbi të cilin qëndron vizioni i një shteti që synon drejtësi, barazi dhe përfshirje reale për secilin qytetar”, ka shkruar Haxhiu.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More