Haxhiu përmend seancën e buxhetit ku nuk shkoi ish-opozita: Ky opozitarizëm i kësaj opozite nuk i bën mirë askujt

nga D. V.

Ish-nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje ka reaguar pasi u pezullua “Trafiku Urban”, duke fajësuar ish-opozitën që nuk votuan buxhetin e 2026-ës, atë të Prishtinës dhe të RTK-së.

Ajo thotë se ky lloj i opozitarizmit nuk i bën mirë askujt dhe se nuk ka opozitarizëm në shpinën e qytetarëve.

“Kur i kërkuam dhe lutëm që të vinin në seancë për buxhetin 2026, buxhetin e Prishtinës, buxhetin e RTK e tema të tilla. Ky opozitarizëm i kësaj opozite nuk i bën mirë askujt, nuk ka opozitarizëm në shpinë të qytetarëve”, ka shkruar Haxhiu.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More