Haxhiu: Roli i ShBA-së në dialogun Kosovë-Serbi, i domosdoshëm

nga D. V.

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, është prononcuar pas dështimit të 33-të radhazi të seancës konstituive të Kuvendit, raporton Ekonomia Online.

Duke komentuar deklaratën e presidentit amerikan Donald Trump për rikthimin në çështjen e dialogut Kosovë-Serbi, Haxhiu theksoi rëndësinë e angazhimit amerikan në këtë proces.

Ajo u shpreh se roli i Shteteve të Bashkuara ka qenë dhe mbetet i mirëpritur nga Kosova.

“Ata janë partnerë strategjik, prandaj roli i tyre është i domosdoshëm”, tha Haxhiu.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More