Hërncirova për MIA-n: BE-ja ka mobilizuar dy aeroplanë nga Greqia për shuarjen e zjarreve në Maqedoni

nga D. V.

Bruksel, 11 korrik – Bashkimi Evropian ka marrë kërkesë nga Shkupi për ndihmë në përballjen me zjarret, ku autoritetet e Maqedonisë e kanë aktivizuar Mekanizmin e Mbrojtes Civile të BE-së, informoi për MIA-n zëdhënësja e Komisionit Evropian për gatishmëri, Eva Hërncirova.

“Si përgjigje, Qendra e koordinimit për ndërhyrje emergjente (ERCC) ka mobilizuar dy aeroplan[ nga “ReskBE” nga Greqia për t”u dërguar në rajonin e prekur për ndërhyrje të shpejta”, deklaroi Hërncirova.

Ajo shtoi se këto aeroplanë për shuarjen e zjarrit janë sistemuar paraprakisht në jug të Evropës para sezonit në verës, që të mund të veprojnë menjëherë nëse është e nevojshme.

“ReskBE” përfaqëson mbindërtimin e Mekanizmit për Mbrojtje Civile të BE-së me qëllim ofrimin e mbrojtjes shtesë për qytetarët nga katastrofat dhe për të përballuar rreziqet e reja. Ai është krijuar si rezervë strategjike e kapaciteteve evropiane për përgjigje të katastrofave, plotësisht i financuar nga BE-ja.

“ReskBE” përfshin një flotë nga aeroplanë dhe helikopterë për shuarjen e zjarreve, aeroplanë për evakuimin mjekësor dhe rezerva thelbësore, të cilat përfshijnë spitale terreni, mjete transporti, gjeneratorë, tenda, materiale mjekësore dhe pajisje për reagimin ndaj gjendjeve urgjente kimike, biologjike, radiologjike dhe bërthemore.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More