Shkup, 13 janar – Nga ora 11:00 është hequr ndalesa për lëvizjen e automjeteve të rënda transportuese në qafën malore Pletvar, informojnë nga Lidhja auto-moto e Maqedonisë.
Trafiku në rrugën rajonale 1102, Gjevgjeli – Bogdanci, është normalizuar, i cili ka qenë i ndërprerë në dy akset për shkak të rrëshqitjes së makinës për heqjen e borës.
Nga LAMM njoftuan edhe se nga ora 08:00 trafiku është në ndërprerje të plotë në aksin rrugor Krushevë – f. Pusta rekë, për shkak të sasive të mëdha të borës në rrugë.