Shkup, 13 janar – Nga ora 11:40 është hequr ndalesa për qarkullim për automjete të rënda transportuese në aksin rrugor Dellçevë – vendkalimi kufitar Dellçevë, informoi LAMM.
Nga ora 7:30 është vendosur ndalesë për qarkullim në këtë aks rrugor për shkaqe parandaluese për zhvillim të sigurt të trafikut.
Trafiku në rrugët shtetërore zhvillohet në kushte dimri nëpër rrugë të lagështa me mbetje të borës nëpër rrugë pas intervenimit të ekipeve kujdestare. Reshjet e borës me intensitet të ndryshueshëm vërehen në të gjithë shtetin.