Hodhën lëndë piroteknike gjatë protestës së PD, arrestohet 1 person, procedohen 4

nga Xh M

Policia e Tiranës ka arrestuar një 19-vjeçar dhe ka nisur procedimin penal për 4 persona të tjera lidhur me incidentet e shënuara një ditë më parë gjatë protestës së Partisë Demokratike ku u hodhën lëndë piroteknike drejt punonjësve të policisë të planizuar me shërbim para Kryeministrisë.

“Ky shtetas dyshohet se në bashkëpunim me persona të tjerë ende të paidentifikuar, kanë hedhur lëndë plasëse artizanale dhe lëndë piroteknike në drejtim të punonjësve të policisë të planëzuar me shërbim, ku si pasojë kanë mbetur të dëmtuar dhe kanë marrë ndihmë mjekësore në spital 3 punonjës policie.

Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit O. Gj., 18 vjeç, A. D., 40 vjeç, D. C., 19 vjeç, të tre banues në Korçë dhe F. L., 24 vjeç, banues në Tiranë”, bëri me dije policia.

Pas përfundimit të protestës është këqyrur vendi i ngjarjes, ku janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale objekte dhe sende të hedhura në drejtim të punonjësve të Policisë dhe selisë së Kryeministrisë, të cilat janë dërguar për ekspertim të mëtejshëm.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More