Hotelet e Shkupit ofrojnë akomodim falas për familjarët e personave të lënduar nga zjarri në Koçan

nga Xh M

Shkup, 16 mars – Akomodimi falas për familjarët e të lënduarve dhe të vdekurve në zjarrin në diskotekën Pulse në Koçan, ka ofruar nga Shoqata e Hotelierëve të Shkupit.

155 persona po trajtohen në klinikat në të gjithë vendin, ndërsa familjarët e të plagosurve janë para spitaleve në pritje të informacioneve të reja për të dashurit e tyre.

Familjet e të lënduarve dhe viktimave mund të qëndrojnë dhe pushojnë pa pagesë në hotelet në territorin e qytetit të Shkupit.

“Nëse kanë nevojë për më shumë informata, mund të telefonojnë në numrin e telefonit 073 821 120”, njoftojnë nga Shoqata e Hotelierëve Shkup.

Përkrahje për familjarët e viktimave dhe personave të lënduar kanë shfaqur dhe institucionet e tjera të shtetit, nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës thanë që dhe konviktet në qytetin e Shkupit do të jenë në shërbim të familjarëve të prekur nga tragjedia e Koçanit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More