Tregjedia në Koçan, Mexhiti: Drejtësia do të vihet në vend

nga Xh M

Shkup, 16 mars – Zv.kryeministri i parë, Izet Mexhiti, duke njoftuar për tre vendimet e sotme të qeverisë ka shkruar se instituciont do të bëjnë gjithçka që është e mundur që të gjithë përgjegjësit për tragjedinë në Koçan të mbajnë llogari dhe drejtësia të vihet në vend.

“Tre vendimet nga seanca e sotme e jashtëzakonshme e Qeverisë lidhur me tragjedinë në Koçan:
-Qeveria mori vendim për shpalljen e 7 ditë zie në mbarë vendin.
-Qeveria ngarkoi Inspektoratin Shtetëror të Tregut që në tre ditët në vijim të bëjë kontroll të jashtëzakonshëm në kabaretë, klubet e natës, diskoteka dhe diskotekat në hapësirë të hapur në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe ti raportojë Qeverisë lidhur me konstatimet.
-Qeveria mori vendim për aktivizimin e mekanizmit për kërkimin e ndihmës ndërkombëtare.
Ripotencoj se do të bëjmë gjithçka që është e mundur që të gjithë përgjegjësit për tragjedinë në Koçan të mbajnë llogari dhe drejtësia të vihet në vend”, ka shkruar Mexhiti.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More