Hoti përgëzon Shqipërinë për hapjen e kapitujve të rinj: Për kosovarët është me rëndësi që kufiri i BE-së të jetë në Vërmicë

nga D. V.

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka përgëzuar Shqipërinë për hapjen e kapitujve të rinj të negociatave për anëtarësim në BE.

Ai është shprehur optimist që deri në fund të vitit Shqipëria t`i hap edhe 5 kapitujt e mbetur.

Në profilin e tij në “Facebook”, Hoti ka shkruar se për kosovarët është tepër me rëndësi që kufiri i BE-së të jetë së shpejti në Vërmicë.

“Pas hyrjes në NATO, kjo është arritja tjetër historike jo vetëm për Shqipërinë, por për gjithë shqiptarët kudo që jetojnë. Ëndrra historike e shqiptarëve për rikthim në familjen evropiane po realizohet hap pas hapi. Për kosovarët është tepër me rëndësi që kufiri i BE-së të jetë së shpejti në Vërmicë, e pastaj na mbetet neve që këtë kufi ta lëvizim më tutje në Merdare”, ka shkruar Hoti.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More