Kush mund të jenë dëshmitarët e tjerë të mbrojtjes në Hagë?

nga D. V.

Mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së i ka thënë Radios Evropa e Lirë se lista e atyre që do të dëshmojnë në anën e tyre është konfidenciale.

Në media, megjithatë, qarkulluan disa emra – në mesin e tyre: Wesley Clark, William Walker, Bernard Kouchner e të tjerë.

Të njëjtit u përmendën edhe në një listë që zbuloi mbrojtja në vitin 2022.

Mbrojtja e Thaçit pritet të thërras 11 dëshmitarë – shumica nga ta synohet të dëshmojnë në seanca të hapura. Ndërkaq, mbrojtja e Krasniqit do të thërrasë në sallë dy dëshmitarë, ndërkaq dy të tjerë veçse kanë dhënë dëshminë me shkrim.

Në korrik, ekipet mbrojtëse të Veselit dhe Selimit kanë njoftuar se nuk synojnë të paraqesin ndonjë dëshmi mbrojtëse. /REL

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More