Huber: Nxisim forcimin e dialogut midis parlamentit dhe shoqërisë civile

nga D V

Ambasadorja e Zvicrës në Tiranë, Ruth Huber nxiti sot forcimin e dialogut midis parlamentit dhe shoqërisë civile.

Në fjalën e mbajtur gjatë takimit të organizuar në ambientet e Kuvendit, ambasadorja Huber përgëzoi parlamentin e Shqipërisë për inicimin e diskutimit me shoqërinë civile.

Ajo i konsideroi nisma të tilla shumë të nevojshme në lidhje me bashkëpunimin mes parlamentit dhe shoqërisë civile.

“Kjo krijon një hapësirë për të trajtuar çështjet më të rëndësishme të qeverisjes demokratike në partneritet me shoqërinë civile. Nga ana jonë jemi të gatshëm të vazhdojmë të mbështesim partneritetin thelbësor midis faktorëve të shopërisë civile dhe parlamentit”, shtoi ajo.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More