Humb jetën një fëmijë dyvjeçar në Maqedoni, u godit në kokë nga një copë metali natën e Vitit të Ri

nga D. V.

Shkup, 2 janar – Fëmija dyvjeçar, i cili u soll në Klinikën e Neurokirurgjisë natën e Vitit të Ri me një fragment metali të panjohur të ngulur në kokë, vdiq dy orë pas mesnatës.

Ky informacion u konfirmua për “Sloboden Peçat” nga Ministria e Punëve të Brendshme. Jeta e fëmijës ishte në rrezik që nga momenti që u pranua dhe u trajtua në Klinikën e Neurokirurgjisë.

Edhe nga Prokuroria Themelore Publike kanë konfirmuar vdekjen e fëmijës dy vjeçar.

“Në lidhje me fëmijën dyvjeçar që ka ndërruar jetë, Prokuroria Themelore Publike Shkup ka lëshuar urdhër për obduksion të trupit”, thonë nga Prokuroria.

Fëmija u dërgua fillimisht në Klinikën “Shën Naum i Ohrit”, por për shkak të ashpërsisë së lëndimeve të tij, ai u transferua urgjentisht në kirurgjinë pediatrike.

Ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski dje në një konferencë për shtyp tha se ky ishte një nga incidentet më të rënda gjatë natës së ndërrimit të viteve.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More