Hungarezit i kapën katër lloje droge në tentativë për të hyrë në Maqedoni

nga D. V.

Shkup, 3 shtator – Një 32-vjeçar hungarez u arrestua në Tabanovce pasi u përpoq të hynte në vend me kokainë, amfetaminë, ketaminë dhe tableta ekstazie, tha policia.

“Policia Shtetërore e Kumanovës ngriti kallëzim penal kundër OJ (32) nga Hungaria dhe A.B. (37) nga Serbia për shkak të ekzistencës së bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “prodhim dhe shpërndarje e paautorizuar e drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Më 25.08.2025 në Kalimin Kufitar Tabanovce, në hyrje të vendit, gjatë një kontrolli kufitar në një automjet “Toyota” me regjistrim kombëtar hungarez, të drejtuar nga O.J., dhe të shoqëruar nga A.B. dhe një person tjetër nga Hungaria, në bagazhin personal të të raportuarve u gjetën dhe u sekuestruan kokainë, amfetaminë, ketaminë dhe tableta MDMA”, tha Ministria e Brendshme.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More