ASH e Selës formon shtabin zgjedhor për Komunën e Gazi Babës

nga D. V.

Shkup, 3 shtator – Aleanca për Shqiptarët përmes një tubimi partiak në Hasanbeg ka zgjedhur Adnan Aliaj shef të shtabit zgjedhor për komunën e Gazi Babës nën prezencën e liderit të kësaj partie Ziadin Sela, deputetes dhe njëherit Sekretare e Përgjithshme e partisë, ilrie Dautit dhe nënkryetarëve Elmi Haziri dhe Naim Bajrami.

Siç thuhet në njoftimin në facebook të Aleancës për Shqiptarët, Hasanbegu është bastion i kësaj partie me një strukture të mirëorganizuar të anëtarësisë prej kohësh.

Komunikat a plotë e ASH-së

Kryetari aktual i degës së Aleancës për Shqiptarët, Adnan Alija, është zgjedhur kryetar i Shtabit Komunal të ASH në Komunën e Gazi Babës (Hasanbeg).

Hapja e shtabit komunal u bë në një atmosferë madhështore, me praninë e një numri të madh të anëtarëve dhe strukturave lokale, ndërsa prezent ishin edhe Kryetari i ASH-së, Ziadin Sela, Sekretarja e Përgjithshme, Ilire Dauti dhe nënkryetarët Elmi Aziri dhe Naim Bajrami. I pranishëm në këtë takim ishte edhe kandidati i AKI për Komunën e Haraçinës, Skender Isufi.

Hasanbegu dhe dega e Gazi Babës në përgjithësi është një nga bastionet më të fuqishme të Aleancës për Shqiptarët, me një strukturë të mirë organizuar dhe anëtarësi në rritje të vazhdueshm.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More