I dënuari Fotaq Zaharia, i lindur më 29 Maj 1960 në Vlorë, ka ndërruar jetë në Reanimacionin e QSUT, në orët e para të ditës së hënë.
Zaharia ishte shtruar në spital me insuficencë respiratore dhe po trajtohej që prej datës 16 Gusht 2024.
I dënuari po vuante një dënim prej 25 vitesh për vrasje dhe ishte shtruar fillimisht në Spitalin e Burgjeve më 22 Korrik 2024.
Përkeqësimi i gjendjes së tij shëndetësore kërkoi transferimin e tij në QSUT për kujdes të specializuar.