I plagosuri nga fishekzjarret në Prizren dërgohet për trajtim me aeroplan special në Türkiye

nga Xh M

Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) në bashkëpunim me ambasadën turke në Prishtinë kanë mundësuar që i plagosuri Abdurrahman Memaj nga shpërthimi aksidental i fishekzjarreve në qytetin e Prizrenit të dërgohet për trajtim me aeroplan special në Türkiye, transmeton Anadolu.

Duke shprehur falënderime ndaj ambasadës dhe qeverisë turke për mundësinë e trajtimit mjekësor të qytetarit nga Prizreni, BIK-u njoftoi se trajtimi i Memajt do të realizohet në qendrën hulumtuese spitale për djegie të thella në Istanbul.

“BIK-u në bashkëpunim me Ambasadën e Türkiyes në Prishtinë kanë siguruar trajtimin mjekësor dhe transportin emergjent me aeroplan special të Abdurrahman Memajt, i cili ditë më parë u lëndua rëndë nga shpërthimi i fishekzjarrëve në Prizren”, shkroi BIK-u në rrjetet sociale.

Nga atje gjithashtu uruan që Memaj të gjejë shërim dhe të kthehet shëndosh e mirë pranë familjes së tij.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More