Ibrahimi: Britania, partner kyç për zhvillim të qëndrueshëm

nga Xh M

Shkup, 10 qershor – Zeqirija Ibrahimi, njëri nga liderët e VLEN-it, mori pjesë sot në pritjen solemne të organizuar nga ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Shkup, Matthew Lawson, me rastin e ditëlindjes së Mbretit Çarls III.

Në këtë ngjarje festive, Ibrahimi ishte i shoqëruar nga Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, zëvendëskryeministri Arben Fetahi dhe ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani.

Gjatë pritjes, u riafirmua bashkëpunimi i ngushtë ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar në fusha të rëndësishme si ekonomia dhe infrastruktura, që përfaqësojnë shtylla kyçe për zhvillimin e qëndrueshëm dhe thellimin e partneritetit dypalësh.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More