Ibrahimi e Gashi në Kumanovë për ta parë rrjedhën e punimeve në ndërtimin e gjimnazit “Sami Frashëri”

nga Xh M

Kumanovë, 18 janar – Kryetari i Alternativës i shoqëruar nga kreu i Kuvendit, Afrim Gashi ka parë nga afër punimet për ndërtimin e gjimnazit “Sami Frashëri” në qytetin e Kumanovës.

“Së bashku me mikun tim, Afrim Gashi, kryetar i Parlamentit si dhe Sekretarin Organizativ të Alternativës, Bashkim Murtezi nga afër sot vizituam rrjedhën e punimeve në ndërtimin e gjimnazit “Sami Frashëri” në qytetin e Kumanovës”.

Ky është një projekt serioz që me dekada janë duke e pritur nxënësit dhe qytetarët e Kumanovës, ndërsa rrjedha e punimeve po mundësohet edhe fal ndarjes së fundit buxhetore prej 118 milion denarësh.

Urova drejtorin e shkollës, Nagri Rexhepin si dhe përgëzova të gjithë aktorët që janë meritorë për këtë projekt kapital për kumanovarët”, ka shkruar Ibrahimi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More