Ibrahimi takoi ambasadorin e BE-së, Mihalis Rokas

nga Xh M

Shkup, 25 nëntor – Kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi së bashku me sekretarin e përgjithshëm, Amir Elezi sot në zyrat qendrore të Alternativës kanë takuar ambasadorin e Bashkimit Evropian në vend, Mihalis Rokas.

“Gjatë takimit, kryetari Ibrahimi e informoi ambasadorin për proceset në kuadër të qeverisë, ku Alternativa është pjesë e koalicionit VLEN. Po ashtu u diskutua për përpjekjet e qeverisë në avancimin e reformave dhe transparencës me theks të veçantë te procesi i integrimit evropian, që është synimi strategjik i vendit. Në këtë drejtim, Alternativa ka një rol kyç përmes udhëheqjes së resorit për eurointegrime”, thuhet në kumtesë.

Ambasadori Rokas, siç thuhet në kumtesë, ka rikonfirmuar mbështetjen për rrugën integruese të vendit, duke premtuar përpjekje të vazhdueshme për të ndihmuar këtë proces të rëndësishëm.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More