Ibrahimi: Tetova e dëshmoi se askush nuk mund të shantazhohet, kërcënohet dhe zhvatet!

nga D. V.

Shkup, 4 nëntor – Kryetari i Alternativës dhe njëri nga liderët e koalicionit VLEN ka shpërndarë disa fotografi nga festa e djeshme e fitores madhështore në Tetovë, raporton Alfax.mk
Ibrahimi shkruan se mbrëmë Tetova ka dëshmuar se nuk mund të shantazhohet, kërcënohet dhe zhvatet.
“Tetova e dëshmoi se askush nuk mund të shantazhohet, kërcënohet dhe zhvatet, për t’iu zgjatur jeta politike askujt.
Mbrëmë në festën e mikut tim Bilall Kasami, bashkë me krerët e VLEN-it!
Urime Tetovë, urime tetovarë! Sot atje fillon kapitulli i dytë i Tetovës, një vazhdimësi e projekteve në të mirën e qytetarëve”, ka shkruar Ibrahimi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More