Ibrahimi: U pensionua një klasë politike që ofertë e kishte propagandën

nga D. V.

Shkup, 3 nëntor – Kryetari i Alternativës dhe njëri nga liderët e koalicionit VLEN, Zeqirija Ibrahimi ka shkruar se shqiptarët mbrëmë e kanë pensionuar një klasë politike që për ofertë kishte propagandën karshi një klase të re politike e cila ofertë e ka përmirësimin e jetës së qytetarëve.
“Mbrëmë qytetarët shqiptarë në RMV e pensionuan një klasë politike që, përmes përçarjes së të tjerëve, ofertë e kishte bërë Ministrinë e Propagandës dhe, në anën tjetër, e mandatoi një klasë të re politike që, përveçse u ngrit përmes unifikimit, ofertë e ka përmirësimin e jetës së qytetarëve.
Le të jetë ky leksion i demokracisë (se përçarja dhe propaganda kanë një fund tragjik) dhe dëshmi e pjekurisë politike të qytetarit tonë (se ai e vlerëson unitetin dhe përmbushjen e detyrimeve të premtuara).
Me 10 komuna të fituara, VLEN-i është forca e dytë politike në vend. Kjo imponon përgjegjësi dhe punë”, ka shkruar Ibrahjimi, raporton Alfax.mk

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More