Identifikohet një fëmijë më fruth në QSUT, ISHP: Vaksinojini! Braçe: Mos ndërprisni kalendarin e vaksinimit!

nga L. M

Një fëmijë me fruth është identifikuar në QSUT. Burimet  zyrtare të Ministrisë së shëndetësisë konfirmojnë për RTSH se rasti është paraqitur që në datën 22 dhjetor me temperaturë shumë të lartë dhe i pavaksinuar.

Hetimi epidemiologjik i ndjekur nga stafi dhe ISHP ka konfirmuar diagnozën e fruthit për këtë fëmijë që është moshës 3 vjeç. Rasti është bërë publik edhe nga deputeti Erjon Braçe i cili vë në dukje informacionin e marrë nga mjekët që fëmija është pavaksinuar edhe për sëmundje të tjera

“Fëmijët janë të pa vaksinuar, për fruthin po e po, por edhe për sëmundje të tjera; Është tre vjec por kalendari i vaksinimit te tyre është ndërprerë që në muajin e gjashtë, prindërit nuk e kanë ndjekur më kalendarin e vaksinimit të tyre. Fruthi është pasoja e parë. Unë nuk e di sa i gjerë është fenomeni, po kam frikë se pas pandemisë dhe fushatës agresive kundër vaksinimit me konotacion të gjerë, ndalja nga prindërit të kalendarit të vaksinimit ka marrë përmasë“, tha ai.

Një nga mesazhet kryesore që lëshoi sot ISHP ishte edhe ai ndaj vaksinimit si mjet mbrojtës për shumë sëmundje me qëllim mirërritjen e fëmijëve.

“Mbro veten dhe familjen, Vaksinohu sipas rekomandimeve”, apeloi Rovena Daja.

Të njetin apel për edhe deputeti Braçe i cili thekson që rrymat antivaksinë në media apo rrjetet sociale të mos ndiqen dhe të braktisen.

Vatra më e fundit me fruth në Shqipëri ishte ajo e këtij fillimviti në Fier me 10 fëmijë nga mosha 4-9 vjeç  ndërsa tre të tjerë u identifikuan në Vaun e Dejës, Lëzhe dhe Tiranë ku ISHP konfirmoi gjithsej 12 raste, të gjithë të pavaksinuar. Mbulesa vaksinale me dozën e parë të vaksinës ndaj Fruthit gjatë kësaj periudhe ra në 73% ndërsa me  dy doza në  87%, nivele këto shumë larg pragut prej 95% që duhet për të ndaluar përhapjen e sëmundjes. Tirana mban numrin më të lartë të fëmijëve të pavaksinuar.

Gazetare: Sonila Mlloja

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More