Ikona e futbollit nga Çairi, Nexmedin “Neçko” Memedi, i dha mbështetjen e tij Izet Mexhitit

nga Redaksia

Shkup, 30 gusht – Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit nga koalicioni “VLEN”, Izet Mexhiti, u takua me ish-kapitenin e futbollit, Nexmedin “Neçko” Memedi, i njohur si pjesë e gjeneratës së artë kampione të KF Shkupi.

Pas takimit, Mexhiti ndau një foto me Memedin dhe shprehu mirënjohje për mbështetjen, duke theksuar respektin dhe admirimin e tij të thellë për figurën sportive — një simbol suksesi dhe krenarie për lagjen e Çairit dhe qytetin e Shkupit.

“Një kafe me Nexmedin Memedin, kapitenin e gjeneratës së artë kampione të klubit tonë të dashur, KF Shkupi! Jam mirënjohës për mbështetjen, Neçko!”, shkroi Mexhiti

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More