Ilir Beqaj merret i pandehur për 5 akuza

nga Xh M

Ish-ministri i PS-së Ilir Beqaj është i pandehur nga SPAK edhe për 5 akuza të tjera. Kjo për dosjen “SASPAC”, agjencia që drejtoi Beqaj pasi la Ministrinë e Shëndetësisë. Sipas SPAK, gjatë drejtimit të agjencisë që koordinonte fondet e BE-së, ai ka bërë korrupsion.

Ai ka shkelur barazinë në tendera, ka mashtruar, ka falsifikuar dokumente dhe ka fshehur pasurinë. Për të njëjtën çështje, SPAK vuri nën akuzë edhe Ermal Kurtulajn, Mira Topçiun, Bledar Lekën, Gazment Haxhinë dhe Elton Marinin.

Nga kontrollet e ushtruara për hetim në banesa dhe zyra shoqërish tregtare u sekuestruan edhe 47 mijë euro dhe700 mijë lekë. Të pandehurit kanë 10 ditë kohë të paraqesin prapësime dhe më pas dosja depozitohet në Gjykatë për t’iu nënshtruar shqyrtimit paraprak.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More