Ilir Meta letër nga burgu për mbështetësit: Nisni protestat para SPAK, denonconi manipulimet në dosjen time

nga Xh M

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i ka dërguar një letër-porosi sekretarit të përgjithshëm të PL-së, Tedi Blushit, i cili e lexoi gjatë një deklarate për mediat.

Në letër, Meta u ka bërë thirrje mbështetësve që të nisin protestat para SPAK, për të denoncuar manipulimet që sipas tij, janë bërë në dosjen kundër tij.

Ai i ka kërkuar gjithashtu anëtarësisë së partisë që të shumëfishojnë aktivitetin e tyre, në mënyrë që sipas tij, të ‘çmontojnë’ qeverinë e kryeministrit Edi Rama.

“Është detyra e të gjithëve ju që besoni te drejtësia dhe interesat kombëtare, të shumfishoni aktivitetin tuaj në terren kundër narkoregjimit. Kërkoj nga ju të organizoni protesta paqësore periodike para SPAK, për të denoncuar të gjitha manipulimet skandaloze të tyre në dosjen kundër meje, por edhe të denonconi të gjitha aferat skandaloze të Edi Ramës, që SPAK, jo vetëm që nuk i heton, por që përpiqet t’i amnistojë duke dënuar disa persona që nuk i duhem më Edi Ramës”, thuhej mes të tjerash në letrën e Metës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More