Si po shkatërrohet Prespa e Vogël/ Digjen kallamishtet për hapjen e tokave bujqësore

nga Xh M

Djegia e kallamishteve me qëllim rritjen e sipërfaqes së kultivueshme bujqësore po çon drejt zhdukjes finale Liqenin e Prespës së Vogël.

I konsideruar si një prej pasurive natyrore më të rëndësishme të vendit, pjesë e Parkut Kombëtar të Prespës, ky liqen i cili në një pjesë të konsiderueshme është moçalizuar dhe mbushur me kallamishte, përgjatë ditëve të fundit është përfshirë nga flakët.

Sipërfaqja e djegur arrin rreth 40 ha dhe sipas ekspertëve dëmi i shkaktuar është fatal për ekosistemin pasi janë shkatërruar habitatet e pelikanit kaçurrel dhe gjallesave të shumta që strehohen aty

Sipas banorëve të fshatrave që shtrihen përreth liqenit fenomeni i zjarreve në këtë zonë është i përsëritur dhe pavarësisht dëmit që shkaktohet nuk njeh të ndalur

Rastet e zjarreve në liqenin e Prespës së Vogël janë të përvitshme, dhe nisin nga pjesët anësore ku kalon rruga duke depërtuar në brendësi të liqenit ndërsa Shërbimi Zjarrfikës mbetet duarlidhur në ndërhyrjet e tij për shkak të terrenit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More