Ilir Meta mbetet në burg

nga D. V.

Shkup, 26 qershor – Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, do të vijojë të qëndrojë në burg. Gjykata e Posaçme rrëzoi kërkesën e tij për të zëvendësuar masën e sigurisë dhe lirimin nga paraburgimi, ku qëndron prej tetorit të vitit të kaluar, shkruan A2 CNN.

Në kërkesën e depozituar javën e kaluar në gjykatë nga avokati, Meta e motivonte zëvendësimin e masës me faktin se në 8 muaj SPAK nuk kishte bërë raportimet periodike 2-mujore në gjykatës dhe se ai ishte numri 2 i opozitës në vend.

Ndërkohë, burime pranë SPAK bënë me dije se hetimi ka zbuluar edhe një kartë bankare, të vënë në dispozicion nga një biznesmen, që dyshohet të jetë përdorur nga ish-bashkëshortët Meta-Kryemadhi. (A2 Televizion)

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More