Sërish tërmet në Shqipëri

nga D. V.

Një tërmet me magnitudë 3.4 të shkallës Rihter është regjistruar këtë të enjte, në orën 13:51 në jugperëndim të Shqipërisë.

Sipas të dhënave paraprake të Qendrës Europiane të Sizmologjisë, epiqendra ka qenë rreth 17 km në juglindje të Patosit, shkruan A2 CNN.

Thellësia e tërmetit është përllogaritur në vetëm 5 kilometra, çka e bën atë relativisht sipërfaqësor dhe më të ndjeshëm nga banorët e zonës. Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar, por lëkundjet janë ndjerë në disa zona përreth, veçanërisht në Fier, Patos dhe Ballsh.

Në Shqipëri janë ndjerë disa lëkundje tërmeti gjatë ditëve të fundit, me më të fortën pranë zonës së Fushë Krujës me magnitudë 4,2 i shkallës rihter. (A2 Televizion)

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More