Incident ekologjik në Gazi Babë të Shkupit, identifikohet kompania që derdhi substancë të bardhë në rrugë

nga D. V.

Shkup, 19 nëntor – Pas publikimit të fotove në rrjetet sociale, ku shihej një sasi e madhe substance të bardhë të derdhur në rrugët e Shkupit, institucionet reaguan menjëherë. Qyteti konfirmoi se është identifikuar kompania përgjegjëse në komunën Gazi Babë, e cila kishte lëshuar shkumë kimike direkt në hapësirë publike, përcjell TV21. Inspektorët e Shkupit kryen kontroll të jashtëzakonshëm në bulevardin “Aleksandri i Maqedonisë”, ku konstatuan derdhje masive nga një kapak kanalizimi. Janë marrë mostra nga terreni dhe pajisjet e kompanisë, të cilat do të analizohen nesër. Kryetari Orce Gjorgjievski paralajmëroi masa të rënda ndëshkuese dhe theksoi se askush nuk ka të drejtë të rrezikojë shëndetin e qytetarëve dhe mjedisin.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More