Inflacioni në nëntor 4%! Ushqimet dhe pijet joalkoolike janë shtrenjtuar me 5.4%

nga D. V.

Shkup, 9 dhjetor – Inflacioni në vend vazhdon të mos zbresë nën nivelin prej 4%. Enti Shtetëror i Statistikave mat se në nëntor shpenzimet për jetesë kanë qenë 4% më të larta krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, ndërsa indeksi i çmimeve me pakicë është rritur me 3%, përcjell TV21. Vetëm brenda një muaji, nga tetori në nëntor, inflacioni është rritur me 0.5%. Grupi i ushqimeve dhe pijeve joalkoolike shënon rritjen më të theksuar.

 Nëntorin e këtij viti, çmimet janë rritur me 5.4% në krahasim me një vit më parë. Frutat janë shtrenjtuar me 18%, ndërsa mishi, vajrat dhe yndyrat ushqimore kanë çmime mbi 7% më të larta. Rritja më drastike vërehet te produktet që varen nga bursat botërore – kafja, çaji dhe kakaoja – të cilat janë rritur me 27%.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More