Kina shprehu indinjatë të fortë dhe kundërshtim të vendosur, ndaj veprimeve provokuese dhe përpjekjeve të Japonisë mbi formacionin kinez të aeroplanmbajtëses Liaoning, i cili kohët e fundit kreu stërvitje normale fluturimi në zonën detare në lindje të Ngushticës Miyako, tha Zhang Xiaogang, një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare të Kinës.
Duke vënë në dukje se ushtrimet stërvitore në det të largët të Kinës, në lindje të Ngushticës Miyako, përputhen plotësisht me ligjin ndërkombëtar dhe praktikat e vendosura, Zhang i kërkoi palës japoneze të kryejë vetë-reflektim të plotë, të korrigjojë gabimet e saj dhe të braktisë plotësisht çdo përpjekje të paligjshme.