Shkup, 6 shtator – Pas disa muajsh heshtje për ecurinë e procesit eurointegrues, fillimi i shtatorit aktualizon debatin për këtë strategji madhore shtetërore. Sofja zyrtare vazhdon me kritika për moszbatimin e detyrimeve nga shteti jonë, që kërkohen nga Marrëveshja dypalëshe, dhe, këtë shqetësim, ditë më parë kryediplomati bullgar Georgiev, përmes një letre e adresoi në institucionet e BE-së.
Ish amabsadori, Nano Ruzhin, për TVM2 thotë se kërkesa bullgare nuk është e tyre por e BE-së, respektivisht e kornizës negociuese, implementimi i së cilës largon pengesën drejt BE-së.
“Njëherë e përgjithmonë një gjë duhet ta dimë: ne nuk kemi kurrfarë lidhje me fqiun tonë lindor sepse obligimi ynë para së gjithash është obligim ndaj BE-së, dhe për këtë arsye, gjithçka që dëgjojmë nga të dyja palët, qoftë ajo bullgare apo pala jonë, kryeministri i tyre apo ministri ynë apo kryeministri ynë se do të përmirësohen apo prishen raportet, se dikush po luan me ne, se s’kemi garanca për bllokim të mëtutjeshëm nga Bullgaria, janë në fakt elemete joreale sepse gjithmonë është e mundur bllokadë nga ndonjë shtet dhe BE-ja nuk mundet t’na garantojë prej përpara.” – tha ish Ambasadori, Nano Ruzhin.
Ndryshimet kushtetuese mbeten obligim: Ruzhin: S’ka vullnet, është në duart e elitës politike
Njohësi i rrethanave shton se ngërçi integrues zhbëhet vetëm duke i përmbushur kushtet që kanë mbetur peng i ndryshimeve kushtetuese, për të cilat thotë se për momentin nuk ka vullnet politik. Shpreson që pas zgjedhjeve lokale do t’i kthehemi më serizoisht diskursit politik që çon drejt familjes evropiane.
“Ne në rastin tonë kemi problem të brendshëm me ndryshimin e Kushtetutës, respektivisht ky është vendim politik por jo edhe vullnet politik që kjo të realizohet. Këtu parashtrohet pyetja, nëse ne në përgjithësi duam integrim në BE, nëse ndonjë shtet i thellë është kundër kësaj, mendoj për shtetin tonë, të llojeve të ndryshme, grupeve të ndryshme e kështu me rradhë ose ndoshta jemi të pafuqishëm të votojmë diçka të tillë. Sidoqoftë, gjithçka varet nga elita jonë politike: çka do të vendosë, a do ta ndryshojë kushtetutën. Është çështje e vendimit të elitës tonë politike.” – deklaroi ish Ambasadori, Nano Ruzhin.
Ndërkohë politikanët vendor vazhdojnë me qëndrim zyrtar se nuk do t’i votojnë ndryshimet kushtetuese nën presionin bullgar, gjersa opozita me orvatje për gjetjen e një zgjidhjeje për dalje nga situata.
Përkujtojmë se konferenca e dytë ndërqeveritare mes BE-së dhe qeverisë, nuk do të mbahet pa u futur bullgarët në aktin më të lartë juridik, realisht, negociatat dhe hapja e grupkapitujve mbetet nën mëshirën e sigurimit të 80 deputetëve në kuvend.