Takim me banorët e Shipkovicës, Kasami njofton investim në infrastrukturë

nga Redaksia

Tetovë, 6 shtator – Kandidati për kryetar të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, mbrëmë qëndroi në Shipkovicë, ku u takua me banorët e këtij fshati malor.

Në takim u diskutua për sfidat e përditshme të banorëve, pritshmëritë e tyre dhe projektet që janë planifikuar për të ardhmen. Kasami njoftoi se shumë shpejt do të nisë rikonstruktimi i rrugës lokale në Shipkovicë, projekt që sipas tij është i domosdoshëm dhe i shumëpritur nga qytetarët.

“Ky projekt do ta lehtësojë jetën e përditshme, qarkullimin dhe zhvillimin e këtij fshati të bukur malor”, u shpreh Kasami.

Ai theksoi gjithashtu mikpritjen dhe sinqeritetin e banorëve të Shipkovicës, duke theksuar se dashuria e tyre për vendlindjen i jep forcë për të vazhduar me vendosmëri rrugën e zhvillimit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More