IPA 3 programi i BE-së, projekte ndërkufitare RMV – Shqipëri 1.6 milion euro

nga D. V.

Shkup, 1 dhjetor – Nga IPA 3 programi për bashkëpunim ndërkufitar, Ohri fitoi ambulancë anije, ndërsa Krusheva përkrahje për zhvillimin e turizmit. Ambulanca anije do të jetë në shërbim të shërbimit malor për shpëtim, të Kryqit të Kuq në Ohër, që do të patrullojë në ujërat e liqenit të Ohrit. Këto dy projekte do të kontribuojnë për zhvillim të barabartë rajonal, për turizëm të qëndrueshëm dhe për rritjen e sigurisë, si për banorët ashtu edhe për turistët. 

“Programi është orientuar ndaj dy prioriteteve kyçe, prej të cilëve njëri është për ruajtjen e ambientit jetësor, nëpërmjet rritjes së kapaciteteve për t’u përballur me rreziqet, menaxhim më të mirë me resurset natyrore dhe mbrojtje e avancuar e rajoneve të mbrojtura. Kjo do të thotë komuna më të sigurta, shërbime më efikase lokale dhe kujdes më të madh për biodiversitetin që e ndajmë me fqinjët tanë.”, – deklaroi ministri i Pushtetit Lokal, Zllatko Perinski.

“Edhe këto projekte për të cilat diskutojmë sot, shkojnë në drejtim jo vetëm të promovimit të miqësisë, por kontribuojnë në eurointegrimin. Ne kemi histori të gjatë të bashkëpunimit ndërkufitar, duke u përballur me sfidat e përbashkëta ekonomike, mbrojtjen e ambientit jetësor dhe inkluzionin social.”, – theksoi ambasadori i BE-së në RMV, Mihalis Rokas. 

Në kuadër të projektit, Komuna e Ohrit do të vendosë eko patrolla në parkun nacional “Galiçicë”, ndërsa Krusheva dhe Elbasani fitojnë ndihmë financiare nga IPA 3 për zhvillim të avanturizmit dhe turizmit të qëndrueshëm.   

“Të rëndësisë së veçantë janë aktivitetet në parkun nacional “Galiçicë”, ku do të vendosen ekipe të reja të eko patrullimit, që do të ndihmojnë në pengimin e aktiviteteve joreale, zjarreve në pyje dhe fatkeqësive.”, – u shpreh kryetari i Ohrit, Kirill Pecakov.

“Programi mundëson qasje në ekspertizë dhe partneritet, investime strategjike të orientuara ndaj turizmit, infrastrukturës dhe mbrojtjen e ambientit jetësor.”, – theksoi kryetari i Krushevës, Niko Çonevski.

Me këtë rast u nënshkruan dy marrëveshje për bashkëfinancim nacional ndërmjet Ministrisë së Pushtetit Lokal dhe bartësve të projekteve, si dhe marrëveshje për partneritet për ndihmë teknike të Programit për bashkëpunim ndërkufitar me Shqipërinë, që nga pala shqiptare u nënshkrua nga Eridan Çano, drejtoreshë e Agjencisë shtetërore për programim strategjik dhe koordinim të ndihmës. Projektet kapin vlerën prej 1.6 milion euro. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More