Iseni: Nga 1 shkurti do të fillojë zbatimi i “Safe City”, BDI doli kundër sigurisë së qytetarëve

nga D. V.

Shkup, 23 janar – Zv. ministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni njofton se nga 1 shkurti fillon zbatimi i Ligjit për Kundërvajtje apo siç njihet zbatimi i projektit “Safe City”.

Iseni thotë se “Safe City” ka përqëllim rritjen e sigurisë së qytetarëve në trafik.

“Safe City” nuk janë kamerat. Është jetë e shpëtuar. Është fundi i kaosit në rrugë dhe i papërgjegjshmërisë që ka marrë jetë njerëzish”, shkruan Iseni në profilin e tij në Facebook.

Ai poashtu ka akuzuar BDI-në se zgjodhi të dalë kundër sigurisë së qytetarëve.

“Nga premtime për mbështetje, kaluan në sabotim të ligjit jetik, vetëm për pazare të ulëta politike.Sot u pa qartë: Siguria publike për ta vlen më pak se interesat partiake. Kjo tregon edhe diçka tjetër, Ali Ahmeti nuk e kontrollon as grupin e vet të deputetëve, e jo më shtetin.

VLEN nuk tërhiqet dhe nuk frikësohet. “Safe City” do të zbatohet, me ose pa BDI-në. Ne jemi në anën e qytetarëve, jo të pazareve. Kush është kundër sigurisë, është kundër njerëzve”, shkruan Iseni.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More