Shkup, 17 korrik – Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, ka reaguar ashpër ndaj pretendimeve të ish-deputetit të BDI-së, Arbër Ademi, i cili ka akuzuar Qeverinë për “fshirjen” e nenit që garanton përfaqësimin e drejtë dhe adekuat në Policinë e Shtetit.
“Kjo është një dezinformatë e turpshme dhe një përpjekje për të mashtruar qytetarët shqiptarë!”, ka shkruar Iseni në një reagim publik, duke theksuar se e vërteta është krejtësisht ndryshe.